Serbia raporton dy të vdekur dhe 77 raste pozitive me COVID-19

Evropë

Serbia raporton dy të vdekur dhe 77 raste pozitive me COVID-19

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Në Serbi, deri në orën 15:00 të datës 5 shtator, janë regjistruar gjithsej 31,849 raste me coronavirus.

Që nga raporti i fundit, mostrat e 7,848 personave janë testuar, nga të cilat 77 janë pozitive.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, dy persona kanë ndërruar jetë, shkruan b92.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditur se deri më tani kanë testuar 974,411 për COVID-19.

Ndryshe, 38 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, 489 prej tyre ishin të shtruar në spital dhe 75 pacientë u liruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat