Spanja raporton mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19, dita më e keqe që nga fillimi i pandemisë

Evropë

Spanja raporton mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19, dita më e keqe që nga fillimi i pandemisë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi sot se numri i të infektuarve të rinj me coronavirus është 12,183, gjë që rriti numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 566,300.

Kjo është dita e dytë me radhë që Spanja ka vendosur një rekord për numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19, shkruan thewashingtonpost.

Kryeqyteti spanjoll, Madridi mbetet epiqendra e virusit, ndërsa situata është kritike në disa rajone të tjera.

Numri i pozitivëve në testet PCR ishte 28.7 përqind në enklavën spanjolle të Melillas. Mediat lokale raportuan se autoritetet po konsiderojnë ta shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Andaluzia raportoi më shumë se 1,200 raste të reja, por shkalla për frymë është akoma më e ulët se në vend.

Njësitë e kujdesit intensiv në Murcia kanë më shumë pacientë me COVID-19 se kurrë më parë. Tre nga gjashtë spitalet në rajon janë afër nivelit maksimal të përdorimit në kujdesin intensiv.

Ndryshe, sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi nuk ka kontroll mbi pandeminë derisa numri i rasteve pozitive të bjerë nën pesë përqind. Deri më tani, vetëm provinca spanjolle e Asturias ka arritur sukses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat