Greqi- Turqi/ Ekspertet: Sherri mund të zgjidhet

Evropë

Greqi- Turqi/ Ekspertet: Sherri mund të zgjidhet

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Gjendja mes Ankarasë dhe Athinës ka nisur të japë shenja ç’tensionimi, megjithatë konflikti është i rrënjosur thellë në kulturën e këtyre vendeve.

Përpara pak kohësh, pati një përplasje mes anijes kërkimore turke Oruc Resi  dhe anijeve te marinës greke, një “incident kritik”, siç raportuan shumë media në Greqi. Athina dhe Ankaraja akuzuan njëra-tjetrën, se janë përgjegjëse për incidentin. Pikërisht nga ngjarja të tilla kanë frikë njerëzit në ishullin e kthyer në mollë sherri të Kastelorizos.

Asnjeri nuk do luftë me palën tjetër. Eksperti I të drëjtës detare, Alexandros Sarris, i sheh me shqetësim zhvillimet në kufijtë lindorë të vendlindjes së tij. “Erdogan flet për kufijtë e zemrës së tij. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me kufijtë e vërtetë. Unë besoj, se ai e ka fjalën për kufijtë e Perandorisë Osmane”thotë ai duke mbrojtur kështu qëndrimin e vendit të vet. Megjithatë, konfliktin nuk e sheh dhe aq si problem juridik. ”

Grindja në Egje nuk është ndonjë risi juridike.

“Çfarëdo që ndodh aty, është zgjidhur njëherë më parë në raste të tjera. ajo është thjesht çështje negocjatash. Por që ato të jenë të suksesshme, duhet që të dyja palët të bien dakord për kuadrin juridik”, mendon eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat