2000 hebrenj në kufi/ Çfarë plani po fsheh Lukashenko për rritjen e tensioneve

Evropë

2000 hebrenj në kufi/ Çfarë plani po fsheh Lukashenko për rritjen e tensioneve

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 20:28
Bjellorusi

Rreth 2,000 hebrenj hasidikë janë mbledhur në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, ku pelegrinazhi i tyre vjetor është ndaluar për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Kievi ka akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko për rritjen e krizës duke u dhënë pelegrinëve shpresë se ata mund të kalojnë kufirin si hakmarrje për mbështetjen e Ukrainës për protestat e fundit pro-demokracisë.

Pavarësisht nga kufizimet e rrepta të Ukrainës për udhëtim, pelegrinët po kërkojnë të vizitojnë varrin e Rabbit Nahman, themeluesit të degës së Breslov të Judaizmit Hasidk, në qytetin qendror të Ukrainës, Uman këtë fundjavë.

Një deklaratë nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky këtë pasdite i tha Bjellorusisë 'të ndalonte krijimin e tensioneve shtesë në kufi’.

Kjo vjen pasi Lukashenko vizitoi Presidentin rus Vladimir Putin të hënën për të marrë mbështetje ushtarake dhe ekonomike me vlerë 1.15 miliardë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat