Vuçiqi “konkurron” për drejtor të televizionit serb, ja kush ia shkroi kërkesën

Evropë

Vuçiqi “konkurron” për drejtor të televizionit serb, ja kush ia shkroi kërkesën

Nga: D.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:35
Aleksandar Vuçiq

Mediet serbe dje kanë njoftuar për "konkurrimin" e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për drejtor të televizionit shtetëror të Serbisë (RTS), ndërsa sot është bërë e ditur se "kërkesën" e  kanë "ndihmuar ta shkruajë" anëtarët e ekipit kreativ të Lëvizjes për ndryshim të Serbisë. 

"Besojmë se biografia është shkruar me saktësi, megjithëse kemi lënë jashtë shumicën e gjërave që mund të dëmtojnë Vuçiqin për zgjedhjen në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Megjithatë, ne u nisëm nga fakti se ai në të vërtetë menaxhon RTS-në dhe redakton programin e informacionit të servisit publik të medisa së Serbisë, shpesh ka shfaqjet e tij në rolin e drejtuesit, dhe nganjëherë si reporter nga tereni kyçet në program", thotë Lëvizja për Ndryshim sipas N1-së, transmeton Bota Sot.

Ata shtojnë se pjesa më e madhe e "Ditarit" u kushtohet veprave jetësore dhe dilemave e frikës, ndërsa konferencat e tij për shtyp të RTS-së zakonisht transmetohen në tërësinë e tyre, kështu që "edhe [drejtori i RTS-së] Dragan Bujosheviq nuk është aq i lidhur me RTS-së".

Në biografinë satirike thuhet se Aleksandar Vuçiq është një ekspert i mediave, për shkak se gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë udhëhoqi radiostacionin Kanal S në Pale, ishte ministri i informacionit në qeverinë e Mirko Marjanoviqit kur aplikoi dënime drakoniane për gazetarët, shkrimet e të cilëve kundërshtonin politikën e Sllobodan Millosheviqit e Vojisllav Sheshelit, mediat e huaja i shpalli spiunë, e mbylli ish-TV B92-shin dhe bleu të gjitha televizionet me një frekuencë kombëtare me paratë e qytetarëve.

"Më mirë të më pranoni, sepse asnjë person normal nuk do të aplikojë në atë konkurs, sepse njerëzit normalë e dinë që vendimin se kush do të jetë drejtori merret nga unë personalisht. Dhe meqë tashmë po ju redaktoj, më mirë ta zyrtarizojmë këtë. Nuk më intereson se çfarë thotë opozita. E shihni se kam kuvend pa opozitë dhe servisi publik duhet të korrespondojë me këtë situatë", shkruan në kërkesën e pretenduar për konkurs të shkruar nga Lëvizja për ndryshim e Serbisë, e cila thonë se ka arritur në RTS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat