Franca regjistron 13,498 raste të reja nga coronavirusi, shifër rekorde që kur sëmundja shpërtheu në vend

Evropë

Franca regjistron 13,498 raste të reja nga coronavirusi, shifër rekorde që kur sëmundja shpërtheu në vend

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Francë raportuan të shtunën 13,498 raste të reja nga coronavirusi, duke shënuar një rekord të ri të infeksioneve ditore që kur sëmundja shpërtheu në vend.

Sipas medieve të huaja, bëhet e ditur se 26 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 31 mijë.

Franca edhe gjatë ditës së djeshme pati raportuar rreth 13 mijë raste nga virusi vdekjeprurës, kështu shifra e përgjithshme e të prekurve u rrit në 442 mijë duke mbledhur edhe rastet e sotme.

Derisa shkalla e infeksionit rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë filluar zbatimin e masave parandaluese.

Qyteti i Nice në Riverën Franceze do të ndalojë mbledhjen e më shumë 10 personave në hapësirat publike si dhe baret do të mbyllen më herët pasi Marseille dhe Bordeaux implementuan masa të ngjashme nga e hëna. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat