​Samiti i BE-së shtyhet për shkak të koronavirusit

Evropë

​Samiti i BE-së shtyhet për shkak të koronavirusit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Takimi i liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, i paraparë për 24 e 25 shtator, është shtyrë për datën 1 dhe 2 tetor, u njoftua sot në Bruksel.

Në kryeqytetin evropian thanë se një anëtar i sigurisë së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, është pozitiv me koronavirusin e ri.

"Meqenëse zyrtari i sigurisë ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin, Charles Michel është në karantinë," njoftoi zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian Barend Lates në Twitter.

Lates shtoi se Charles Michel testohet rregullisht dhe se kontrolli i djeshëm tregoi se ai ishte negativ për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat