Jo vetëm Greqinë, Turqia kërcënon edhe një tjetër shtet: Mos luani me zjarrin

Evropë

Jo vetëm Greqinë, Turqia kërcënon edhe një tjetër shtet: Mos luani me zjarrin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:41
Ilustrim

Jo vetëm me Greqinë. Tensione të larta po shfaqen edhe mes Turqisë dhe Armenisë pas vrasjes të një ushtari azer nga forcat armene gjatë një sulmi ndërkufitar

Ministria turke e Mbrojtjes ka lëshuar një ultimatum të prerë për Erevanin “mos luani me zjarrin”.

“Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit,” thuhet në postimin e ministres turke në Twitter.

Konflikti i Nagorno-Karabakhut është një konflikt territorial dhe etnik midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e kontestueuar të Nagorno-Karabakhut dhe shtatë rajoneve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Artsakh, por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë të Azerbajxhanit.

Konflikti e ka origjinën e tij në fillim të shekullit të 20’të. Nën Bashkimin Sovjetik, Josip Stalin vendosi ta bënte rajonin e Nagorno-Karabakhut një zonë autonome të Azerbajxhanit Sovjetik.

Konflikti i tanishëm filloi në vitin 1988, kur armenët e Karabakut kërkuan që zona në fjalë të transferohej nga Azerbajxhani Sovjetik në Armeninë Sovjetike. Konflikti u përshkallëzua në një luftë në shkallë të gjerë në fillim të viteve ‘90.

Një armëpushim i nënshkruar më 1994 mundësoi dy dekada të stabilitetit relativ, i cili u përkeqësua ndjeshëm së bashku me zhgënjimin në rritje të Azerbajxhanit me status quo-në, në kundërshtim me përpjekjet e Armenisë për ta çimentuar atë. Një përshkallëzim katër ditor në prill 2016 u bë shkelja më vdekjeprurëse e armëpushimit deri më sot. Që atëherë, mundësia e rifillimit të armiqësive të mëdha është rritur shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat