Në Rusi nuk shihen efektet e vaksinës ruse kundër COVID-19, rritet me shpejtësi numri i të infektuarve

Evropë

Në Rusi nuk shihen efektet e vaksinës ruse kundër COVID-19, rritet me shpejtësi numri i të infektuarve

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi, vazhdon të rritet me shpejtësi. Derisa të hënën numri i të infektuarve ishte 6 mijë e 196, sot janë raportuar 7 mijë e 212 të infektuar, pra kemi rritje prej rreth 20%. Kështu bëjnë të ditur mediat ruse.

Gjatë muajve korrik-gusht numri i të infektuarve në Rusi kishte filluar të binte dhe ishte krijuar përshtypja, se Rusia e kaloi më të keqen. Kësaj i kontribuoj edhe lajmi që Rusia ka zbuluar dhe licencuar vaksinën e parë në botë, kundër COVID-19 dhe se shpejt do të filloj vaksinimin.

Tani pasi numri i të infektuarve ka filluar të rritet me shpejtësi, për të arritur nivelin e 30 qershorit, kur në Rusi ishin regjistruar 7 mijë e 377 raste me COVID-19, vërehet qartë se e gjithë fushata mediatike, në mediat ruse dhe ato botërore, ishte për efekte të propagandës ditore të presidentit rus, Vladimir Putin. Që efekti i propagandës të jetë edhe më i madh, javën që shkoi mediat ruse kanë publikuar lajmin se Rusia ka zbuluar edhe vaksinën e dytë kundër COVID-19.

Derisa në njërën anë mediat ruse njoftojnë se Rusia ka zbuluar edhe vaksinën e dytë, në anën tjetër kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Moskës, Sergei Sobyan, ka njoftuar se si pasojë e rritjes së shpejtë të numrit të infektuarve me COVID-19, që nga 28 shtatori, do të kthej masat e kufizimit të lëvizjes, për personat mbi 65 vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Gjithashtu kryebashkiaku i Moskës, ju ka kërkuar ndërmarrjeve të kryeqytetit, që të rrisin sa më shumë që është e mundur, numrin e punonjësve në distancë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat