Berluskoni sërish me koronavirus: Ndjehem si një luan në kafaz!

Evropë

Berluskoni sërish me koronavirus: Ndjehem si një luan në kafaz!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:36
Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni është ende pozitiv ndaj Covid gati një muaj pas pasi ka marrë infeksionin.

Ndonëse nuk shfaq më simptoma, rezultati i tamponit të fundit, ishte sërish pozitiv. Për Corriere della Sera, miqtë e tij janë shprehur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka thënë se ndjehet si një 'luan në kafaz'.

Më 29 shtator, presidenti i Forza Italia mbush 84 vjeç, por për të këtë vit nuk është planifikuar (të paktën deri më tani) asnjë festë.

Ai la spitalin e San Raffaele-s, rreth dhjetë ditë më parë, ku mori trajtim të specializuar./L.F-dritare.net

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat