Zgjatet gjendja e emergjencës në Itali

Evropë

Zgjatet gjendja e emergjencës në Itali

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:35
foto ilustrim

Gjendja e emergjencës në Itali është zgjatur deri më 31 janar të vitit 2021.

Parlamenti në Itali votoi me 253 vota pro dhe 3 kundër zgjatjen e gjendjes, ndërsa opozita nuk votoi.

Gjithashtu në të gjithë territorin e vendit mbajtja e maskës në ambiente të jashtme është bërë e detyrueshme.

Për ata që nuk mbajnë maska do të vendosen sanksionet administrative nga 400 deri në një mijë euro dhe rregullat hyjnë në fuqi duke nisur nga e enjtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat