Greqia, rekord rastesh me Covid/ Dy rajone vendosen në karantinë

Evropë

Greqia, rekord rastesh me Covid/ Dy rajone vendosen në karantinë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Greqia regjistroi 865 infektime të reja nga koronavirusi, niveli më i lartë ky i rasteve ditore në shtetin fqinj që prej fillimit të pandemisë.

Brenda 24 orësh, shifrat e të prekurve nga Covid 19, u rritën me gati 200. Athina njoftoi po kështu edhe 6 vdekje të reja ndërsa të paktën 86 vetë janë të shtruar në terapi intensive. Nisur nga situata e krijuar, qeveria greke vendosi karantinën lokale për rajonin e Kastorias, në veri të vendit, qyteti I dytë që përfundon në izolim pas Kozanit, të ndodhur gjithashtu në atë pjesë të vendit.

Greqia u lavdërua për masat e marra gjatë valës së parë të pandemisë, falë të cilës arriti ta frenonte disi përhapjen e virusit. Por shifrat e fundit po shihen si shenja të qarta se epidemia po merr hov sërish. Sipas profesorit të Universitetit të Athinës, Gkikas Magiorkinis, 60- 70% të infeksioneve të reja e përbëjnë individë të grupmoshës nga 18 deri në 39 vjec.

Epidemiologu i bëri thirrje të rinjve të mbajnë maska e të respektojnë masat e distancimit social, pasi po bëhen përhapës të virusit. Greqia deri tani ka shënuar gjithsej 27,334 raste të koronavirusit dhe 534 vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat