Polonia për abortin/ Gjykata e lartë ndalon thuajse të gjitha ndërprerjet e shtatzanisë

Evropë

Polonia për abortin/ Gjykata e lartë ndalon thuajse të gjitha ndërprerjet e shtatzanisë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Gjykata më e lartë e Polonisë ka vendosur sot se abortet në rastet e defekteve të fetusit janë të jashtëligjshme.

Megjithse ligjet e abortit në Poloni ishin nga më të ashprat në Evropë, ato janë ngritur edhe një shkallë më lart.

Kur vendimi të hyjë në fuqi, abortet e lejueshme do të jenë vetëm në raste përdhunimi, incesti apo të rrezikut fatal për shëndetin e nënës.
Komisioneri Evropian për të drejtat e njeriut tha se dita e sotme “është e trishtë për të drejtat e grave”.

“Heqja e bazës ligjore për abortin në Poloni shkel të drejtat e njeriut”, shkruante Dunja Mijatovic.

Në Poloni thuajse të gjitha abortet kryheshin për arsye të defekteve në fetus, dhe me vendimin e sotëm i jepet fund thuajse të gjitha ndërprerjeve të shtatzanisë.
Polonia është nga vendet më radikale katolike të Evropës.

Zhvillimi i fundit raportohet se vjen nga presioni peshkopëve dhe grupeve katolike ndaj partisë Ligj e Drejtësi në pushtet.

Kjo e fundit mbështet vlerat katolike por ndryshimet kanë hasur në opozicion si në parlament edhe në rrugë. Në vitin 2016 llogaritet se rreth 100,000 njerëz protestuan kundër ashpërsimit te ligjeve të abortit.

Por tashmë kur grumbullimet publike janë kufizuar deri në 10 persona, kundërshtarët e masës duhet të gjejnë mënyra të tjera për të shprehur zemërimin.

Vitin e kaluar në Poloni kishte rreth 1,000 aborte të ligjshme, ndërsa grupet e të drejtave thonë se ato kërkohen nga mesatarisht 80,000 deri në 100 000 gra polake, që i kryejnë procedurat jashtë shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat