Daçiq: Nuk u strehova në Kuvend, ja çka menduam të bënim me Vuçiqin

Evropë

Daçiq: Nuk u strehova në Kuvend, ja çka menduam të bënim me Vuçiqin

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:41
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Socialistëve, Ivica Daçiq, deklaroi se gjithçka që po bëhet tani në formimin e Qeverisë së Serbisë po bëhet me qëllim të një marrëveshjeje strategjike për vitin 2022, domethënë “një paraqitje e bashkuar të socialistëve dhe progresistëve në zgjedhjet elokale, parlamentare dhe presidenciale”.

“Unë nuk u strehova në Kuvend, por doja të bëja punën që unë dhe Aleksandar Vuçiq menduam se do të ishte më e mira.

Vuçiq nuk kishte pse të më ofronte pozicionin e presidentit të parlamentit, tha Daçiq për Prva TV.

Ai mes tjerash shtoi se vendi i tij do të përballet me zgjedhje në 2022, dhe siç tha ai “këtu ka disa sëmundje, njëra prej të cilave është miopia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat