14 të arrestuarit për sulmin në Vjenë nuk janë dërguar ende në paraburgim, kjo është arsyeja

Evropë

14 të arrestuarit për sulmin në Vjenë nuk janë dërguar ende në paraburgim, kjo është arsyeja

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria në Vjenë nuk ka bërë ende kërkesë zyrtare për paraburgim për 14 personat e arrestuar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në kryeqytetin austriak.

Për të njëjtit, kërkesa zyrtare e prokurorisë për paraburgim nuk është paraqitur ende për shkak se ata janë duke u marrë ende në pyetje nga Policia.

Siç raportojnë mediat austriake,  14 të arrestuarit nuk janë dërguar ende në qeli.

Kjo u konfirmua sot nga Nina Bussek që është zëdhënëse e Policisë së Vjenës.

Ndërkaq, atentatori kryesor i kësaj ngjarjeje makabre në Vjenë është një shqiptar, Kujtim Fejzullahi i cili është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat