Fqinja e terroristit, Gordana Nikoliq: Vrasësin e kam parë disa orë para sulmit, me ndihmoi për bartjen e qeseve

Evropë

Fqinja e terroristit, Gordana Nikoliq: Vrasësin e kam parë disa orë para sulmit, me ndihmoi për bartjen e qeseve

Nga: B.S. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 13:17
Ndërtesa ku ka jetuar Kujtim Fejzuali

Fqinja e terroristit, Gordana Nikoliq: Vrasësin e kam parë disa orë para sulmit, me ndihmoi për bartjen e qeseve

Gazeta kroate "Jutarnji list" ka shkëputur rrëfimin e një fqinjeje të terroristit të Vjenës, dhënë gazetës britanike "Mirror", e cila flet se si e ka takuar Kujtim Fejzulain në shkallët e ndërtesës së tyre dhe atë vetëm gjashtë orë para sulmit të përgjakshëm,

- Buzëqeshi dhe madje më ndihmoi të mbaj qeset nga dyqani. Ishte ora dy e pasdites, unë dola nga ashensori vetëm me qeset, dhe ai po zbriste shkallët. Ai vrapoi drejt meje për të më ndihmuar. Unë i thashë se mund ta bëja vetë, por ai këmbënguli të merrte qeset e mia deri në derën e banesës. Dukej i lumtur, i buzëqeshur. Biseduam pak, gjithçka dukej normale - tha fqinja e Fejzulait, Gordana Nikoliq (68).

Image

Ndërtesa, ku ka jetuar Kujtim Fejzulai

Kur ajo e pa për herë të fundit, ai kishte veshur pantallona të zeza, të gjera dhe një bluzë me kapuç, që tregon që ndërkohë është kthyer në banesë dhe i ka ndërruar rrobat, duke u veshur me të bardhq. Nikoliq shton se ndjehet keq kur e kujton se ka jetuar pranë terroristëve.

Fqinjët e tjerë thonë se ata kurrë nuk kanë qenë në banesën e tij, por supozojmë se është një apartament i vogël me një dhomë.

"Rreth tre pasdite të asaj dite, e pashë pranë një ndërtese me dy burra me mjekër, ata dukeshin fetarë," tha një fqinj, duke shtuar se Fejzulai ishte i tërhequr dhe gjithashtu shumë fetar.

Image

Banesa ku ka jetuar Kujtim Fejzulai

- Është e tmerrshme që ka jetuar kaq afër nesh. Deri vonë shihja njerëz të veshur me rroba islamike që mblidheshin çdo ditë në një dhomë në ndërtesën përballë tonës. Nuk e di nëse Fejzulai shkonte atje,ato takime filluan një vit më parë, por nuk i kam parë gjatë javëve të fundit - tha fqinja Sylvia Nemeth.

"Njohuria se një përbindësh ka jetuar pranë teje të vret", tha njëri nga fqinjët.

Image

Ndërtesa ku ka jetuar Kujtim Fejzulai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat