Xhamia e shndërruar në stallë derrash nga Armenia

Evropë

Xhamia e shndërruar në stallë derrash nga Armenia

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 15:25
Rajoni i Gubadli, ku ndodhet xhamia, u çlirua nga ushtria azerbajxhanase në më 30 tetor

Një zyrtar i lartë azerbajxhanas ndau pamjet e një xhamie të shekullit të 18-të, të shndërruar në stallë derrash nën okupimin armenë.

Sipas Anadoly Agency, rajoni i Gubadli, ku ndodhet xhamia, u çlirua nga ushtria azerbajxhanase në më 30 tetor.

“Xhamia e Shekullit XVIII në fshatin e çliruar Mamar të Azerbajxhanit. Xhamia u shkatërrua plotësisht. Së bashku me vandalizmin Monumenti fetar/kulturor i Shekullit XVIII si shenjë fyerje u shndërrua në stallë derrash nga Armenia gjatë okupimit të fshatit Mamar të rajonit Gubadly”, ka thënë Hikmet Hajiyev, ndihmës i presidentit të Azerbajxhan, në Twitter.

Në këtë drejtim, Hajiyev u bëri thirrje UNESCO-s, Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Botërore Islamike (ICESCO) dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) të ndërmarrin veprime kundër Armenisë dhe “të dënojnë seriozisht këto akte barbare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat