Qindra të arrestuar në protestën e sotme në Bjellorusi

Evropë

Qindra të arrestuar në protestën e sotme në Bjellorusi

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Bjellorusi

Qindra persona thuhet se janë arrestuar gjatë protestës të së dielës në Minsk të Bjellorusisë. Opozita është duke vazhduar kundërshtimet ndaj presidentit të zgjedhur, Aleksandër Lukashenko, nën arsyetimet se ai ka manipuluar procesin zgjedhor.

Autoritetet policore dhe të sigurisë kanë shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në grupe ndërsa protestat u zhvilluan nën flamujt kuq dhe bardhë të opozitës.

Në pamjet e publikuara nga mediat, autoritetet e sigurisë shihen me shkopinj duke ndjekur protestuesit dhe disa duke i futur në automjetet e tyre pas arrestimit. Policët thuhet se kanë hyrë edhe në qendra të mëdha tregtare dhe kanë arrestuar klientë nën akuzën se ishin pjesë e protestës opozitare.

Qendra për të Drejtat e Njeriut Viasna tha se rreth 360 njerëz ishin arrestuar.

Që nga 9 gushti, Bjellorusia është duke përjetuar një krizë politike, ku çdo javë, përfaqësuesit e opozitës janë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Lukashenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat