Tjetër rekord negativ në Greqi: Mbi 3000 raste të reja me Covid-19

Evropë

Tjetër rekord negativ në Greqi: Mbi 3000 raste të reja me Covid-19

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:00
Greqi

Greqia regjistroi një rekord infeksionesh këtë të premte, me 3.038 raste të reja me koronavirus, edhe pse një numër pak më i ulët se një ditë më parë.

Ndërkohë 38 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid, duke e çuar  në 997 numrin e  të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Rekord i ri negativ në spitale, me 336 të intubuar nga 310 që ishte të enjten.

Nga 3038 raste të reja, 697 ishin të vendosura në rajonin e Atikës, 725 në rajonin e Selanikut, 197 në rajonin e Larisës, 148 në rajonin e Pellës dhe 103 në Magnezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat