Gati 5,000 njerëz më shumë po vdesin nga problemet me zemër që nga fillimi i pandemisë në Britani

Evropë

Gati 5,000 njerëz më shumë po vdesin nga problemet me zemër që nga fillimi i pandemisë në Britani

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:40
Britani

Gati 5,000 njerëz më shumë kanë vdekur nga problemet me zemër që nga fillimi i pandemisë me koronavirus, në Britani.

Fondacioni Britanik i Zemrës ka paralajmëruar se pacientët mund të jenë duke shtyrë trajtimin apo po neglizhojnë spitalet gjatë përhapjes së virusit, që në realitet po jep rezultate me të vdekur.

Sipas të dhënave të vdekshmërisë të analizuara nga fondacioni, 73,799 të vdekur kishin sëmundje të zemrës ose të qarkullimit të gjakut, të cilësuara si shkak i vdekjes mes 20 marsit deri më 30 tetor.

Shifrat janë më të larta se sa ishin parashikuar, shkruan The Sun. 

Nga analiza e Fondacionit, janë nxjerrë disa faktorë që mund të kenë ndikuar te pacientët me sëmundje të zemrës të shtyjnë kontrollat apo t’i ikin trajtimeve. Ndër to, se të sëmurët nuk donin të bënin presion mbi stafin mjekësor me gjithë angazhimin me COVID-19, se ata frikësoheshin se mund të infektoheshin me virus dhe shtyrja e qëllimshme e operacioneve.

Fondacioni Britanik thotë se në fund të marsit numri i njerëzve që shkuan të kontrolloheshin nën dyshimin për një sulm në zemër kishin rënë me 50 për qind, megjithëse sipas tyre tash numri i tyre është rritur sërish.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tash në Britani më shumë se 61,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat