Histori e mrekullueshme: Bariu infektohet me Covid-19, kryetari i bashkisë kujdeset për kopenë e tij!

Evropë

Histori e mrekullueshme: Bariu infektohet me Covid-19, kryetari i bashkisë kujdeset për kopenë e tij!

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në këtë kohë pandemie kemi nevojë për shumë histori pozitive, pasi jemi rrethuar nga lajme negative që na bëjnë të humbasim shpresën për rikthimin në normalitet.

Kjo histori që ju sjellim tani është një nga më të bukurat.

Një bari në Sicili të Italisë, u infektua me koronavirus.

Ai nuk kishte kujt t’ia linte nën kujdes kopenë e tij. Kryebashkiaku i Petrosino, në provincën e Trapani, Gaspare Giacalone shkoi vetë dhe u kujdes për delet e bariut. Ai postoi një foto në rrjete sociale ndërsa shihet mes kopesë.

Ndërkohë, shkruan: “Ju më gjeni mes deleve, qengjave dhe dhive sepse Antonio, bariu, me mori në telefon i dëshpëruar për to. Ai sapo mori vesh që është infektuar me të gjithë familjen e tij dhe nuk gjen askënd që mund të kujdeset për kopenë e tij. Unë menjëherë vrapova në vathë. Ai qëndroi në shtëpi, ndërsa unë përpiqem ta ngushëlloj në telefon dhe t’i jap një dorë për të gjetur një zgjidhje. Antonio e do punën, është gjithë jeta e tij dhe me një gungë në fyt ai më përsërit se këto krijesa nuk mund të braktisen. Ky është Covid-19, prek direkt dhe indirekt ata që nuk kanë asnjë lidhje me të. Ndërsa unë kurrë nuk kam menduar se të jesh kryetar bashkie do të thotë nder dhe lavdi. Po i vë këmbët në tokë të lagura nga djersa, ku ka punë dhe sakrifica. Aty ku ka vuajtje dhe nevojë. Sot ndjehem pak më shumë kryetar bashkie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat