Vetizolohet Boris Johnson, ra në kontakt me një të infektuar me COVID-19

Evropë

Vetizolohet Boris Johnson, ra në kontakt me një të infektuar me COVID-19

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 22:08
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson është vetëizoluar pasi ka rënë në kontakt me një të infektuar me COVID-19.

Mediat e huaja raportojnë se Johnson deri më tani nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 dhe është mirë me shëndet teksa do të vijojnë punën nga shtëpia.

“Ai do të vazhdojë të punojë nga Downing Street, duke përfshirë edhe drejtimin e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit. Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19.”,- tha një zëdhënës i Johnson.

Johnson e kaloi në mars COVID-19 ku u detyrua të shkojë edhe në spital teksa infektoi edhe partneren e tij. Të dy arritën t’ia dalin teksa nuk dihet nëse kryeministri britanik do të kalojë një infektim të dytë ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat