Në Zyrën gjermane të emigracionit punon një terrorist potencial islamist

Evropë

Në Zyrën gjermane të emigracionit punon një terrorist potencial islamist

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 08:43
Ilustrim

Qeveria gjermane konfirmoi të dielën se një terrorist i mundshëm islamik është i punësuar në zyrën e migracionit shtetëror.

Ministria e brendshme njoftoi për këtë ndërsa po zhvillohet një hetim më i gjerë mbi punën e agjencisë së migracionit, i nisur nga një grup parlamentar i krahut të majtë.

Ndërsa hetimi për atë person është ende duke vazhduar, pak informacion është në dispozicion të publikut.

"Qeveria federale është e vetëdijshme për një rast specifik të dyshimtë në lidhje me islamizmin dhe terrorizmin Islamist," tha ministria.

I dyshuari punon në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), e cila është përgjegjëse për çështjet e azilit, integrimit dhe riatdhesimit. Bamf është nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se një ish-anëtar i partisë së ekstremit të djathtë NPD u pushua nga puna nga Bumf 2017.

Ish-punonjësi ka zbuluar "qëndrimin e tij ksenofobik dhe kundërshtimin ndaj azilit" në postimet e tij në rrjetet sociale dhe ka komentuar me përbuzje ndaj hebrenjve, viktima të regjimit nazist, thotë raporti.

Gjatë punës së tij të shkurtër në agjenci, ai punoi në kontrollin e cilësisë së kurseve profesionale të gjuhëve të huaja dhe nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me azilin, zbuloi hetimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat