Reagon Franca pasi ministrja e Pakistanit krahasoi Macronin me nazistët

Evropë

Reagon Franca pasi ministrja e Pakistanit krahasoi Macronin me nazistët

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 23:48
Emmanuel Macron

Franca denoncoi një tweet nga ministrja e të drejtave të njeriut të Pakistanit të shtunën, i cili krahasonte trajtimin e Presidentit Emmanuel Macron ndaj myslimanëve me mënyrën se si hebrenjtë u trajtuan nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa tensionet vazhdojnë të ziejnë midis shtetit Europian dhe botës Islamike, Shireen Mazari, një ish-gazetare dhe një anëtare aktive e ekipit të Kryeministrit Imran Khan, shkroi se “Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve”.

Ajo shtoi: “Fëmijët myslimanë do të marrin numra ID (fëmijët e tjerë nuk do të marrin) ashtu si hebrenjtë u detyruan të vishnin yllin e verdhë në veshjet e tyre për identifikim.”

Nën postin e saj, ajo ndau një artikull që pretendonte se fëmijët myslimanë do të veçoheshin nga një projekt-ligj i ri francez që do t’u jepte atyre një numër identifikimi për t’u siguruar që ata po ndiqnin shkollën, pjesë e përpjekjes së gjerë të vendit për të parandaluar radikalizimin e të rinjve. Legjislacioni u propozua sepse disa familje nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në Francë.

Nëse futet megjithatë, projektligji do të zbatohet për të gjithë fëmijët francezë.

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin mbrojti planin në fillim të kësaj jave në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro. “Ne duhet t’i shpëtojmë këta fëmijë nga kthetrat e islamikëve,” tha ai.

Shkrimi i Mazarit u dënua nga Ministria e Jashtme e Francës, e cila tha në një deklaratë të shtunën se ministrja foli me “terma thellësisht tronditëse dhe fyese” ndaj Macron dhe të gjithë Francës.

“Këto fjalë të urrejtjes janë gënjeshtra të qarta, të mbarsura me një ideologji të urrejtjes dhe dhunës,” tha ajo. “Një shpifje e tillë është e padenjë për këtë nivel të përgjegjësisë. Ne refuzojmë atë me vendosmëri më të madhe. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat