​Mali i Zi vendos orën policore

Evropë

​Mali i Zi vendos orën policore

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi vendosi një ndalim të daljes nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Me këtë rast u vendos shkurtimi i orëve të punës së njësive hotelierike dhe të shërbimeve me dy orë dhe të zgjasë periudhën e ndalimit të largimit nga ndërtesat e banimit me aq shumë, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

Masat do të zbatohen nga e mërkura, 25 nëntor deri më 8 dhjetor, deri kur zgjatet aplikimi i masave të miratuara më 13 nëntor.

Kujtojmë se Mali i Zi ishte shteti i fundit në Evropë që u prek nga COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat