Milano ndalon pirjen e duhanit edhe në ambientet e jashtme

Evropë

Milano ndalon pirjen e duhanit edhe në ambientet e jashtme

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:39
Foto Ilustrim

Dikur dukej e pamundur që duhani të ndalohej në ambientet e mbyllura, por tashmë ka ardhur momenti që ai të ndalohet edhe në ambientet e jashtme.

Ky vendim është marrë nga autoritetet lokale në Milano dhe do të hyjë në fuqi në këtë qytet prej datës 1 janar të vitit 2021.

Nga transporti publik, paraqet, te stadiumet, askush nuk do të lejohet të tymos më cigare. Pirja e duhanit do të lejohet vetëm nëse qëndroni të paktën 10 metra larg personave të tjerë. Ndërkohë, nga 1 janari i vitit 2025, duhani do të ndalohet në të gjitha mjediset e jashtme publike.

Ky vendim është marr për shkak të ndotjes së madhe të ajrit që ka ky qytet në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat