Europa jep shenjat e para të reduktimit të pandemisë

Evropë

Europa jep shenjat e para të reduktimit të pandemisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se vendi ka arritur të frenojë virusin dhe për këtë arsye do të lehtësohen masat .

Krishtlindjet do të mund të kalohen në shtëpi por nuk do të jenë pushime si të tjerat. Me këtë deklaratë presidenti francez Emanuel Makron dha lajmin e mirë se vendi e ka frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për këtë arsye do të ketë lehtësim të masave; ndërsa aktivitetet tregtare do të rihapen në fundjavë. Por dhe në pjesën tjetër të Europës pandemia është reduktuar.

“Kemi frenuar qarkullimin e virusit.” Deklarata u bë nga presidenti francez Emanuel Macron. Duke filluar nga kjo e shtunë do të hapen të gjitha dyqanet dhe libraritë, ndërsa i afrohemi periudhës së festave të fundvitit. Pot gjithsesi mbetet në fuqi autocertifikimi për të dalë nga shtëpia, nga e cila mund largohesh deri në 20 kilometra. Baret, restorantet dhe palestrat do të hapen nga 20 janari nëse rastet e të infektuarve do të jenë të reduktuara.

Macron konfirmoi se vaksinimi kundër Covid-19 do të mund të fillojë në Francë në fund të muajit dhjetor apo në fillim të janarit por nuk do të jetë i detyrueshëm.
Kushdo që shkon në Britaninë e Madhe nuk duhet të qëndrojë më 14 ditë në karantinë. Që nga 15 dhjetori, personat që rezultojnë negativë pesë ditë që nga mbërritja e tyre nuk do të kenë nevojë të izolohen. Gjithsesi numri total i viktimave në vend është më shumë se 56 mijë.

Suedia përforcon masat. Në muajin dhjetor nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 8 persona. Por restorantet, dyqanet dhe aktivitetet tregtare do të qëndrojnë të hapura. Që nga pranvera Suedia e ka menaxhuar krizën shëndetësore pa një mbyllje të vërtetë të vendit.

Në Itali viktimat janë më shumë se 50 mijë por situata duket e stabilizuar, dhe pse mesatarja ditore e viktimave është në kuotën 853. Qeveria italiane konfirmoi se masat që do të jepen për muajin dhjetor do të jenë në varësi të të dhënave epidemiologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat