Sonte nga ora 19:00 në Mal të Zi vendoset ora policore

Evropë

Sonte nga ora 19:00 në Mal të Zi vendoset ora policore

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se duke filluar nga sot në orën 19:00 e deri në ora 05:00 të mëngjesit çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Kjo vlen deri në një vendim tjetër.

“Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi”.

“Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër
Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:
Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat