Mjeku gjerman paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit

Evropë

Mjeku gjerman paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:49
Stefan Kluge

Mjeku gjerman Stefan Kluge ka paralajmëruar se do të mund të vinte deri të “efektit jo-jo”, e ngjashme me atë të dietave – në rastin e coronavirusit.

Gjatë një interviste dhënë për Hamburger Abendblat, Kluge tha se pret që së shpejti të ndodh edhe vala e tretë e coronavirusit.

“Do të shohim efektin jo-jo kur tani të fillojnë të bien numrat dhe të vjen deri te lehtësimi i masave. Frikësohem që qytetarët sërish nuk do të jenë të vëmendshëm”, ka paralajmëruar ai.

Pas valës së parë në pranverë, numrat e coronavirusit me kalimin e muajve filluan të bien, por tani sipas Kluges në një gjë të tillë nuk duhet llogaritur.

“Gjatë dimrit njerëzit për shkak të temperaturave të ulëta qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura. Jam i brengosur se do të ndodh vala e tretë – përkatësisht duhet të kalojmë sërish nëpër një gjë të tillë”, ka shtuar Kluge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat