Danimarkë/ Kërkohet zhvarrosja urgjente e vizonëve

Evropë

Danimarkë/ Kërkohet zhvarrosja urgjente e vizonëve

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:13
Danimarkë

Deputetët e opozitës në Danimarkë i kanë kërkuar qeverisë të gërmojë miliona vizon që ishin varrosur  masivisht mes frikës së Covid-19, raporton BBC.

Dy vendet e varrimit në Jutland janë shumë të diskutueshme - njëra është afër një liqeni banje dhe tjetra jo shumë larg një burimi të ujit të pijshëm.

Zbulimi i një forme të mutuar të virusit nxiti asgjësimin e prej gati 17 milion vizon, duke shkatërruar industrinë daneze të leshit - më e madhja në BE.

Vendimi i varrosjes u gjykua i paligjshëm.

Ekspertët e ligjor të cituar nga TV2 danez thonë se qeveria vazhdoi me varrosjen masive pa marrë një vlerësim të ndikimit në mjedis.

Image

Partia Liberale e opozitës (Venstre) ka kërkuar që vizonë duhet të gërmohet dhe të ngarkohet në kontejnerë të plehut organik, i cili pretendohet se do të ishte një metodë më e sigurt e asgjësimit.

Ministrin e Bujqësisë Mogens Jensen pranoi që varrosja masive nuk kishte qenë metoda më e mirë - djegia do të ishte e preferueshme - por përhapja e Covid-19 në fermat e vizonave e kishte bërë asgjësimin urgjent dhe nuk kishte pasur ndonjë mënyrë tjetër të shpejtë për të trajtuar një sasi të tillë të kafshëve të ngordhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat