Testimi i shpejtë në Britani

Evropë

Testimi i shpejtë në Britani

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:08
Maxine Kwok

Maxine Kwok, një violiniste në orkestrën më të vjetër simfonike të Londrës, është e kënaqur që provat kanë rifilluar falë testit të shpejtë, për Covid-19, që u jep muzikantëve besimin për të punuar së bashku përsëri.

“Ishte kaq e vështirë të mos luaja për muaj të tërë. Jam shumë e emocionuar, nuk mund ta përshkruaj me të vërtetë”, u shpreh ajo gjatë provave ku morën pjesë rreth 40 muzikantë, të gjithë me maska dhe duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Muzikantët testohen një herë në muaj, në laboratorin DNANudge i Imperial College London. Ky lloj testi është me të vërtetë i rëndësishëm kur një pjesë e madhe e njerëzve duan të kthehen menjëherë në punë.

Orkestra Simfonike e Londrës, çelësi i industrisë së arteve, gjithnjë duhet të bëjnë prova së bashku. 

DNANudge po siguron Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë me gati gjashtë milion pajisje të shpejta testimi Covid-19 me një kosto jo-fitimprurëse, por gjithashtu po i bën ato të disponueshme për njerëzit pa simptoma që kërkojnë siguri, nëse personat rezultojnë të infektuar përfshirë punëtorët dhe udhëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat