Përfundon karantina kombëtare

Evropë

Përfundon karantina kombëtare

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Ilustrim

Në Angli ka përfunduar karantina kombëtare, që filloi më 5 nëntor si pjesë e masave kundër koronavirusit (COVID-19).

Pas karantinës kombëtare, u vërejt hapja e dyqaneve, bareve, restoranteve dhe kafeneve dhe frekuentim në rrugët e Londrës.

Në Londër, ku do të zbatohen masat e nivelit 2, baret mund të shërbejnë vetëm si restorante dhe pijet alkoolike mund të shiten vetëm së bashku me ushqime.

Parlamenti britanik dje miratoi një vendim prej tri nivelesh të qeverisë si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Sipas vendimit, në nivelin e parë, restorantet dhe baret mund të qëndrojnë të hapura vetëm deri në orën 23:00, ndërsa në sektorët ku ekziston mundësia, puna do të bëhet nga shtëpia.

Në nivelin e dytë, nuk do të lejohen takime me njerëz joanëtarë të një familjeje në ambiente të mbyllura, takimet jashtë do të jenë të kufizuara në gjashtë persona, baret mund të shërbejnë vetëm si restorante, ndërsa pijet alkoolike mund të shiten vetëm së bashku me ushqime.

Në nivelin e tretë, sallat e mbyllura sportive nuk do të mund të funksionojnë, udhëtimi nuk do të lejohet nëse nuk është i nevojshëm, baret dhe restorantet do të mund të punojnë vetëm me mënyrën e dorëzimit, si dhe do të ndalohet organizimi i aktiviteteve sportive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat