Boris Johnson: Pas 2030 do të ndalohet shitja e makinave me karburant

Evropë

Boris Johnson: Pas 2030 do të ndalohet shitja e makinave me karburant

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Boris Johnson

Kryeministri anglez Boris Johnson, ka dhënë një deklaratë ku shprehet se Britaniaduhet të marrë masat për të larguar nga qarkullimi të gjitha makinat që konsumojnë naftën/benzinën, duke i konvertuar ato në makina me konsum elektrik.

Britania do të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë nga 2030, pesë vjet më herët sesa ishte planifikuar më parë, si pjesë e asaj që Kryeministri Boris Johnson po hedh si një "revolucion i gjelbër" për të ulur emetimet në zero deri në vitin 2050.

Ky projekt ka si qëllim të nxisë edhe udhëheqësit e tjerë botërorë për tu bërë pjesë e Samitit të Ambicies së Klimës për të paraqitur planet e tyre mbi uljen e emetimeve deri në zero neto.

Qëllim i këtij projekti është të arrijë emetimet zero neto deri në vitin 2050 , çka do të thotë se vendet e tjera bashkëpunuese duhet të mbajnë ngrohjen globale nën 1.5 gradë celsius.

Z.Johnson, muajin e kaluar paraqiti një plan për uljen e emetimeve ku përfshinte: Heqjen e makinave me konsum nafte dhe benzinë, përdorimin e teknologjisë së hidrogjenit, rritjen e ngrohjes së ulët të karbonit në shtëpi si dhe rritjen e erës në det të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat