Covid-19 në Itali, ndryshon harta e lockdown-it

Evropë

Covid-19 në Itali, ndryshon harta e lockdown-it

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:39
Itali

Giovanni Rezza, drejtori i Politikave të Sëmundjeve Infektuese në këtë Institut ka treguar se gjendja nga Covid-19 në Itali vijon të jetë shqetësuese.

Sipas tij,  “situata në repartet e terapisë intensive për të sëmurët Covid në Itali mbetet preokupuese pasi është mbi nivelin kritik kombëtar dhe pse në repartet Covid është regjistruar një ulje e lehtë e numrit të pacientëve. Regjistrohen 570 të infektuar në çdo 100 mijë banorë e në mesatarisht 590 të infektuar në çdo 100 mijë banorë ne 15 ditët e fundit . Koeficienti i infektimit ka zbritur nën kuotën RT 1 e rekomandohet sjellje të kujdesshme me evitimin e distancimi social e të vend grumbullimeve.” 

Gjithashtu në Itali ka ndryshuar harta e lockdownit territorial, ku që prej datës 6 dhjetor rajonet Campania, Toscana, Valle D Aosta e Bolzano nuk do të jenë më zonë e kuqe por e portokalli.

Ndërsa rajonet Marche, Puglia,Emilia Romagna, Umbria e Friuli Venezia Giulia nga zonë e portokalli kalojnë në zonë të verdhë ndërsa Lombardia, Calanria, Molise , Abruzzo e Piemonte rikonfirmohen zona të portokallta infektimi.

* zonë e kuqe klasifikohen territore me rrezikshmëri mjaft të lartë infektimi me regjim lockdown total.

* zonë portokalli klasifikohen zonat me rrezik të lartë infektimi, me regjim lockdown që lejon lëvizjen e banorëve brenda territorit por jo hyrje daljen e tyre nga rajoni, si dhe mbylljen e çdo aktiviteti tregtar.

* zonë e verdhë klasifikohen territore me nivel preokupues të pandemisë ku baret e restorantet mbyllin në ora 18.00 e lejohet ushqimi me transport deri në ora 22.00.

Prej orës 22.00 deri në 5.00 të mëngjesit është orari i ndalim qarkullimit për qytetarët si në zonat e verdha dhe në ato të portokalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat