Nga java e ardhshme Mali i Zi me masa të reja antiCOVID

Evropë

Nga java e ardhshme Mali i Zi me masa të reja antiCOVID

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Qeveria malazeze do të miratojë një seri të re masash kundër epidemisë COVID-19 në fillim të javës së ardhshme dhe një këshill do të formohet në seancën e dytë të këtij organi, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin e epidemisë.

Kështu u shpreh ministrja e re e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojovi në një intervistë për mediat malazeze, e cila njoftoi se do të formohej një komision, i cili do të përbëhej nga ekspertë të lirë nga çdo ndikim politik.

“Në fillim të javës, ne do të propozojmë dhe miratojmë një seri të re masash, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe në seancën e dytë të Qeverisë do të formojmë një këshill brenda qeverisë i cili do të jetë i ngarkuar me monitorimin e luftës kundër koronavirusit, i cili do të veprojë në parimin e ekspertizës dhe do të përqendrohet ekskluzivisht në interesat dhe shëndetin e qytetarëve ”, tha ajo.

Masat e miratuara janë në fuqi deri më 8 dhjetor dhe të cilat, ndër të tjera, përfshijnë ndalimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në 5 të mëngjesit, funksionimin e objekteve të hotelerisë dhe dyqaneve deri në orën 18:00, ndalimin e trafikut ndër-qytete gjatë fundjavave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat