Zjen në Mal të Zi: Abazoviqi e shkarkoi drejtorin e policisë, po ai nuk e përfill?

Evropë

Zjen në Mal të Zi: Abazoviqi e shkarkoi drejtorin e policisë, po ai nuk e përfill?

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:10
Dritan Abazoviqi

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe kryetar i lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq ka njoftuar në Twitter se është takuar me drejtorin e Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq dhe se ai më nuk do të këryejë këtë detyrë.

- Ka përfunduar takimi me drejtorin e Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq. Jemi mattë vesh që Veliviqi më nuk do të jetë drejtor - ka shkruar Dritan Abazoviqi në Twitter.

Edhe në faqen në Facebook të Lëvizjes qytetare URA është publikuar se Veloviqi pa vendosur të japë dorëheqje pas takimit me Abazoviqin.

Image

Mirëpo, Veloviq nuk e ka komentuar deklaratën e Abazoviqit. Sipas "Pobjeda"-s, drejtori i Drejtorisë së policisë nuk paralajmëroi se do të japë dorëheqjen pas bisedës me zëvendës kryeministrin Abazoviq, duke konsideruar se rezultatet e punës së policisë nuk tregojnë një nevojë të tillë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar i Drejtorisë së policisë është vlerësua nga organizatat përkatëse ndërkombëtare.

Nëse Qeveria megjithatë vendos që, pa shpjegime, ta shkarkojë Veloviqin, mandati i të cilit nuk ka skaduar, atëherë drejtorit të policisë do të duhet t'i paguhen të gjitha detyrimet e parashikuara me ligj.

Në përputhje me formulimin e Ligjit për punë të brendshme, drejtori i Drejtorisë së policisë mund të shkarkohet nëse vërtetohet shkelje e ligjit ose tejkalim i kompetencave ose vërtetohet se ai nuk i ka arritur rezultatet e synuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat