Fuqizohet industria gjermane, rritet shitja e makinave

Evropë

Fuqizohet industria gjermane, rritet shitja e makinave

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Foto Ilustrim

Shitjet e makinave kanë nxitur një rritje në prodhimin industrial në Gjermani, duke sinjalizuar se sektori i orientuar tek eksportet, ka sjellë një nisje të qëndrueshme të ekonomisë më të madhe të Evropës në tremujorin e katërt.

Qeveria gjermane ka prezantuar një serë paketash të stimujve për të ndihmuar kompanitë dhe konsumatorët përgjatë pandemisë, përfshirë incentive për të blerë makina elektrike dhe hibride.

Sipas zyrës Federale të Statistikave, prodhimi industrial u rrit me 3.2 për qind në muajin tetor, pas një rritjeje me 2.3 për qind një muaj më parë.

Kjo ishte rritja më e madhe që prej qershorit dhe theu projeksionet për një rritje me 1.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, përpara se pandemia të mbërrinte në Gjermani, prodhimi industrial është në rënie me 5 për qind.

Në industrinë e makinave, që është sektori më i madh në Gjermani, prodhimi u rrit me rreth 10 për qind gjatë muajit, por është ende 6 për qind poshtë niveleve përpara pandemisë.

Masat e karantinës, që kanë detyruar një pjesë të madhe të sektorit të shërbimeve të mbyllen nga data 2 nëntor, po zbehin perspektivën për ekonominë në tremujorin e fundit. Por, sipas analistëve, rënia e Produktit të Brendshëm Bruto në fundvit, ka gjasa të jetë më pak e theksuar se në vendet fqinje evropiane, falë performancës së fortë të sektorit të manifakturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat