Greqi/ 68 viktima dhe rreth 1200 raste me Covid-19

Evropë

Greqi/ 68 viktima dhe rreth 1200 raste me Covid-19

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:40
Greqi

Në Greqi janë shënuar 1194 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 u zbuluan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 123 842, nga të cilat 52.6% janë burra.

5100 (4.1%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 35290 (28.5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

577 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 169 (29.3%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 76.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë 70 vjeç ose më të vjetër.

Fatmirësisht 718 pacientë janë shëruar.

Fatkeqësisht 68 pacientë kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin e viktimave në 3540. Nga këto 1421 (40.1%) gra dhe të tjerët janë burra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat