Ankaraja mbulohet nga dëbora e bardhë

Evropë

Ankaraja mbulohet nga dëbora e bardhë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja është zgjuar ndryshe ditën e sotme.  

Mbulesa e borës tashmë ka mbuluar të gjithë qytetin. Ekipet kompetente punojnë në pastrimin e borës për të mundësuar qarkullimin pa pengesë të mjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas Anadolu Agency, organet kompetente u bënë thirrje vozitësve që të jenë të kujdesshëm në lidhje me akullin e mundshëm që mund të formohet në rrugë.

Bora është vërejtur edhe në disa qytete turke, sidomos në Muş, qytet në lindje të vendit, në të cilin ka rënë sasi e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat