BE miraton vaksinën e Moderna për përdorim

Evropë

BE miraton vaksinën e Moderna për përdorim

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Agjencia Europiane e Ilaçeve ka dhënë miratimin për përdorimin e vaksinës Moderna.

Vendimi është marrë pak më parë.

Kjo është vaksina e dytë e miratuar për përdorim në BE.

‘Një lajm i mirë për përpjekjet tona për të sjellë më shumë vaksina COVID19 për evropianët,’ shkroi në Twitter Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Komisioni tani duhet të miratojë vaksinën për ta bërë atë të disponueshme për vendet anëtare.

Shumë shpresojnë që me më shumë vaksina të autorizuara në BE, ata do të vaksinohen më shpejt.

Vaksinimet filluan në BE në 27 Dhjetor pasi u autorizua vaksina e Pfizer / BioNTech.

Ashtu si ajo vaksinë, Moderna përdor ARN (mARN) për të udhëzuar qelizat për të bërë proteina spike të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat