“Hastalavista” Dan Eliasson

Evropë

“Hastalavista” Dan Eliasson

Nga: Astrit Gashi Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:41
Dan Eliason

Drejtori gjeneral i Autoritetit shtetëror për emergjenca civile, Dan Eliason do të dorëheqet nga posti i tij thuhet në njoftimin që i është dërguar mediave nga vetë Dan Eliasson.

Shkaku i largimit të tij nga pozita është së disa javë para krishtlindjeve Eliason kishte dërguar një mesazh për qytetarët suedez ku kërkonte që të respektojnë restriksionet dhe të rrinë në shtëpi gjatë festave. Pas kësaj, ai kishte përgatitë çantat dhe kishte ikur për dy javë në ishujt Kanaria.

Udhëtimi jashtë vendit në kohë pandemie i Dan Eliasonit, shef i Autoritetit shtetëror të emergjencave civile të Suedisë, ka zgjuar edhe vëmendje ndërkombëtare.

Mediat e njohura botërore si New York Times, BBC dhe The Independent kanë raportuar për udhëtimin e drejtorit gjeneral dhe për kritikat e ngritura drejt tij në Suedi.

Suedezet po pranojnë se strategjia e tyre kundër pandemisë ishte e dështuar por veprimet e zyrtareve të sajë nuk tolerohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat