Britani e Madhe, pranimet në spitale janë rritur me 20%

Evropë

Britani e Madhe, pranimet në spitale janë rritur me 20%

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:58
Britani e Madhe

Shkalla e pranimit në spitalet e Anglisë për pacientët COVID-19 u rrit me 20 % në dhjetor, më shumë sesa gjatë pikut të valës së parë të epidemisë në vend, sipas shifrave të lëshuara sot nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

“Gati 23 000 persona të diagnostikuar me COVID-19 po trajtoheshin në spitale në fund të dhjetorit”, tha Drejtori mjekësor i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, profesor Stephen Poëis, raporton ATSh.

“Aktualisht, ka rreth 13 000 më shumë pacientë në spital me COVID-19 në të gjithë vendin, sesa në prill”, shtoi ai.

Një total prej 242 307 pacientësh pozitivë me koronavirusin e ri janë trajtuar nga NHS në Angli që nga fillimi i epidemisë.

Shifrat u botuan në të njëjtën ditë që farmacitë në Angli filluan shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për pacientët, si pjesë e një përpjekjeje për të shpejtuar numrin e personave që imunizohen kundër sëmundjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat