Greqia lehtëson masat/ Mitsotakis: Kapërcyem sfidën e festave të fundvitit

Evropë

Greqia lehtëson masat/ Mitsotakis: Kapërcyem sfidën e festave të fundvitit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 06:48
Kyriakos Mitsotakis

Në fjalimin e tij të parë në Parlament për 2021 gjatë një debati mbi menaxhimin e pandemisë nga qeveria kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia arriti të kapërcente sfidën e festave të fundvitit pa një rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi, madje falë respektimit të përkufizimit të lëvizjeve është nga vendet europiane që lehtëson disa prej përkufizimeve.

Disa orë më pas Komisioni i specialistëve të epidemiologjisë dha dritën jeshile për heqjen e disa prej masave kufizuese në vend.

‘Siç e shihni e gjithë Evropa është “e kuqe” dhe të vetmet dy vende që janë me ngjyre “të verdhë” dhe kanë disa zona të gjelbërta janë Greqia dhe Finlanda. Kjo është situata që mbizotëron në vendin tonë sot”- tha Mitsotakis.

Ndërsa mbeten në fuqi ora policore prej 9 të mbrëmjes deri në 5:00 të mëngjesit, ndalimi i lëvizjeve nga njëra prefekturë në tjetrën dhe lëvizja e njerëzve me anë të mesazheve telefonike, autoritetet greke kanë lejuar prej të hënës 18 janar, hapjen e gjithë dyqaneve të biznesit të vogël, floktoreve, qendrave estetike, kontrollit teknik të automjeteve dhe qendrave tregtare.

Funksioni i tyre do t’i nënshtrohet rregullave të rrepta për hapësirën, distancën dhe oraret. Kryeministri grek i është referuar edhe në parlament propozimit të tij ndaj Komisionit Europian për një çertifikatë vaksinimi, e cila do t’i japë hov turizmit sidomos në Greqi.

‘Është diçka që tashmë i kam sugjeruar Presidentes së Komisionit Evropian znj. Von der Leyen për të marrë karakter europian dhe për të shërbyer si një urë komunikimi mes europianëve, duke kapërcyer kështu kufizimet në udhëtime. Siç e kuptoni, është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë, sidomos në prag të sezonit të verës- vijoi Mitsotakis.

Mitsotakis ka deklaruar edhe dy masa të tjera lehtësuese nga qeveria e tij e cila do mbulojë edhe për muajin shkurt 80% të qirasë për të gjitha bizneset si dhe do të shtyjë asistencën sociale për të papunët edhe për dy muaj të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat