​Sllovenia mbështet ‘pasaportat COVID’

Evropë

​Sllovenia mbështet ‘pasaportat COVID’

Më: 18 janar 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Sllovenia ka shprehur mbështetje për "pasaportat COVID", ndërsa ministrat evropianë filluan sot një debat mbi idenë e iniciuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Gasper Dovzan, sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Çështjet Evropiane, mbështeti idenë e certifikatave evropiane të vaksinimit, të cilat, siç thotë ai, mund të forcojnë katër liritë evropiane në përputhje me parimet e ligjit të BE, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, raporton agjencia sllovene STA.

Kryeministri Janez Jansha kohët e fundit tha se një certifikatë vaksinimi që lehtëson udhëtimet ndërkufitare nuk do të ishte e pazakontë, pasi disa vende tashmë kërkojnë prova të vaksinimit kundër sëmundjeve të caktuara infektive para se të lejojnë hyrjen e pasagjerëve.

Zyra e tij përsëriti këtë qëndrim sot, duke deklaruar se Jansha "tashmë e ka bërë të qartë se ai mendon se do të ndodhë herët a vonë".

"Kryeministri vlerësoi gjithashtu më herët se pasaportat e vaksinimit do të jenë të dobishme për të gjithë," thanë nga zyra e tij për STA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat