Një tjetër tërmet godet Turqinë

Evropë

Një tjetër tërmet godet Turqinë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi 4,2 ballë ka goditur sot provincën perëndimore Denizli të Turqisë, bëri të ditur agjencia për menaxhimin e katastrofave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit tha se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Acıpayam.

Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6,6 ballësh goditi qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin, duke vrarë të paktën 115 persona dhe duke lënduar më shumë se 1.000 të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat