Britani: Masa më të ashpra kufitare për të menaxhuar koronavirusin

Evropë

Britani: Masa më të ashpra kufitare për të menaxhuar koronavirusin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Britania do të njoftojë masa të reja më të ashpra kufitare të mërkurën, për të ndaluar variantet e reja të COVID-19, tha kryeministri Boris Johnson, ndërsa premtoi të jepte një hartë rrugore nga bllokimet që kanë mbyllur pjesën më të madhe të ekonomisë.

Qeveria pritet të mundësojë hotele karantine për ata që vijnë në Britani nga vendet me rrezik të lartë, ku janë shfaqur lloje të reja të koronavirusit – të ashtuquajturat kombe me listë të kuqe – të tilla si Afrika e Jugut dhe ato në Amerikën e Jugut.

Masa vjen ndërsa numri i të vdekurve në Britani nga COVID-19 kapërceu 100,000, shteti i parë evropian që arriti këtë shifër, duke çuar në pyetje të mëtejshme rreth trajtimit të krizës nga Johnson.

“Sekretari i Brendshëm (ministri i Brendshëm) do të përcaktojë më vonë sot … masa edhe më të ashpra për ato vende të listës së kuqe ku ne jemi veçanërisht të shqetësuar për variante të reja”, i tha Johnson Parlamentit kur u pyet në lidhje me planet për të forcuar kufijtë e Britanisë, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat