​Rasti Navalny, mijëra persona bashkohen në protesta në të gjithë Rusinë

Evropë

​Rasti Navalny, mijëra persona bashkohen në protesta në të gjithë Rusinë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 06:11
Pamje nga protesta

Më shumë se 5.000 persona janë arrestuar në protestat e reja në të gjithë Rusinë, thotë një grup monitorimi.

Në Moskë policia mbylli stacionet e metrosë dhe bllokoi qendrën e qytetit.

Navalny u burgos kur u kthye në Rusi, pasi u shërua nga një përpjekje për ta vrarë atë me një agjent nervor.

Ai fajëson shërbimet e sigurisë për sulmin por Kremlini e mohon këtë.

Figura e opozitës u arrestua pasi mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku kaloi disa muaj duke u rikuperuar nga incidenti gati fatal.

Autoritetet ruse thonë se Navalny duhej të raportonte në polici rregullisht për shkak të një dënimi me kusht për përvetësim.

Navalny ka denoncuar ndalimin e tij si "haptazi të paligjshëm", duke thënë se autoritetet e kishin lejuar atë të udhëtonte në Berlin për trajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat