Borrell: Rusia është e pamëshirshme, po shkon drejt autoritarizmit

Evropë

Borrell: Rusia është e pamëshirshme, po shkon drejt autoritarizmit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Josep Borrell

Pas vizitës në Moskë, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Rusia është duke shkuar drejt autoritarizmit dhe mbylljes së demokracisë.

Para Parlamentit Evropian, Borell ka thënë se Rusia nuk po shfrytëzon mundësitë për të pasur dialog konstruktiv dhe kjo mund t’i kushtojë me sanksione.

“Janë të pamëshirshëm. Struktura aktuale e pushtetit në Rusi, e lidhur me interesat ekonomike dhe kontrollin ushtarak, nuk lë hapësirë për sundimin e ligjit”, ka thënë Borrelli.

Ai ka thënë se i mbetet vendeve anëtare të BE-së të ndërmarrin hapat tutje mirëpo shtetit rus kjo sjellje mund t’i kushtojë me sanksione.

“Vizita ime në Moskë theksoi se Rusia nuk dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të pasur një dialog më konstruktiv me BE. Kjo është për të ardhur keq dhe ne do të duhet të nxjerrim pasojat”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat