Studentët grekë në protestë kundër ligjit të policisë universitare

Evropë

Studentët grekë në protestë kundër ligjit të policisë universitare

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:13
Studentët grekë në protestë kundër ligjit të policisë universitare

Studentët grekë kanë protestuar në të gjithë vendin kundër një ligji që do të krijonte një forcë policie universitare, e cila sipas tyre do të mbyste lirinë e shprehjes. Legjislacioni i propozuar nga partia në qendër të djathtë Demokracia e Re dhe që do të miratohet nga parlamenti të enjten, synon të reformojë sistemin arsimor.

Ligji planifikon krijimin e një force speciale policie universitare të autorizuar për të ruajtur kampuset dhe arrestimin e atyre që konsiderohen ngatërrestarë, si dhe një “këshill disiplinor” në gjendje të pezullojë ose përjashtojë studentët. Mbështetësit e reformës argumentojnë se universitetet greke janë rrënuar prej kohësh nga dhuna dhe ata kundër saj kanë frikë se kjo do të pengojë lirinë e shprehjes.

“Problemi i dhunës në universitetet greke është i përjetshëm. Policia do të dëbojë grupet ekstremiste politike dhe do të ruajë infrastrukturën, duke e bërë më në fund universitetin një vend të sigurt”, u shpreh një zëdhënës i Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarëve.

Shumë momente të errëta në historinë e fundit të Greqisë kanë ndodhur në universitete dhe shkolla. Në 1973, tanket e juntës greke ose “Regjimi i Kolonelëve” që ranë një vit më vonë, përfunduan me dhunë zaptimin studentor të Politeknikut të Athinës, ku mbetën të vrarë 26 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat