Sulmi politik i Rusisë ndaj BE, është një sulm ndaj të gjithë neve

Evropë

Sulmi politik i Rusisë ndaj BE, është një sulm ndaj të gjithë neve

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Sergey Lavrov dhe Zhak Shuster

Kremlini është i alarmuar nga protestat kundër arrestimit të kritikut të regjimit Navalny. Në mënyrë që të devijojë vëmendjen, Ministri i Jashtëm rus Lavrov tani po forcon tonin ndaj Brukselit. Por BE nuk duhet ta lejojë veten të provokohet nga kjo.

Nëse ju e dëshironi paqen, duhet të përgatiteni edhe për luftën, ”tha Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. Ai i kërcënon evropianët me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, nëse BE vendos sanksione të mëtejshme mbi vendin e tij. Lavrov gjithashtu shtoi: "Ne nuk duam të izolohemi nga jeta globale, por duhet të jemi të përgatitur për këtë."

Kjo vërejtje nga dhelpra e vjetër Lavrov, në veçanti sugjeron se për çfarë bëhet fjalë. Lavrov dëshiron të zgjojë një ndjenjë, që gjithmonë ka fjetur në Rusi : ndjenjën e të qenit kryesisht vetëm në botë dhe duke u shtirë gjoja se janë të kërcënuar nga të gjitha anët. Sa më e fortë të bëhet kjo ndjenjë, aq më i madh do të ishte solidariteti brenda vetë Rusisë. Por po ashtu aq më e prirur është popullsia, të gëlltisë zemërimin ndaj regjimit dhe të pajtohet me vështirësitë ekonomike. Vërtetë për ta vrarë mendjen (Lavrov ): Cilat do të ishin problemet e mia nëse kombi, apo vetë Nëna Rusi, sulmohet?

Qasja e Lavrovit tregon se zotërinjtë në Kremlin, janë shumë më të shqetësuar për trazirën që shkaktoi arrestimi i Alexei Navalny, sesa që pretendojnë nga jashtë - madje edhe në një kohë kur Presidenti Vladimir Putin është i paaftë që njerëzit t´i përfitoi me dhurata. Të ardhurat kanë rënë me rreth dhjetë përqind që nga viti 2014. Po Ashtu rënje ka pësuar edhe bruto produkti i brendshëm.

Nga 2019 në 2020 bruto produkti ka rënë me dhjetë përqind. Putini vështirë se mund të shpresojë te produkti i derivateve të naftës - burimi i rëndësishëm i të ardhurave të Rusisë. Çmimi i naftës është ende nën 60 dollarë për fuçi. Përveç kësaj, goditja e Putinit ndaj Navalny, ka arritur të kundërtën e asaj që ishte dëshiruar. Sot politikani opozitar është i njohur edhe në Siberinë më të thellë. Kudo në perandorinë ruse, sot Navalny shquhet dhe çmohet për guximin dhe entuziazmin e tij.

Me sa duket qeveria ruse është aq e alarmuar, sa ndihet e detyruar të përdorë krizat e politikës së jashtme, për të qetësuar gjërat. Lavrov gjithashtu beson se një ndërprerje në marrëdhëniet diplomatike me BE, do të jetë e përballueshme. Mbi të gjitha, marrëdhëniet e Moskës me kryeqytetet individuale shtetërore të Evropës mbeten. Kremlini gjithmonë u ka kushtuar më shumë rëndësi atyre ndaras veç e veç, sesa strukturës së bashkuar shumëpalëshe të BE.

Tani u takon anëtarëve të BE-së që të mos frikësohen, ose të luhaten kundër njëri-tjetrit. Një sulm politik i Rusisë ndaj Brukselit, duhet parë si një sulm ndaj të gjithëve. Thënë shkurt, është koha të reflektojmë mbi mekanizmat e Luftës së Ftohtë që nga Kriza Kubane e Raketave e vitit 1962 . Në atë kohë, Perëndimi ishte tok dhe u përqendrua në parandalimin e konfliktit, por kujdesej gjithashtu për të mos bllokuar kanalet e komunikimit me Moskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat